Big Brother Albania 7 fillon me një festë të madhe

Aventura Big Brother fillon me një festë të madhe, në studion ku zhvillohet spektakli. Fillimisht në ekran shfaqet një klip i shkurtër me pamje nga shtëpia ku do të qëndrojnë banorët e këtij viti. Më pas në studio shfaqen me maska njerëz që festojnë.

E ndërsa ata kërcejnë, në studio hyn Arbana Osmani që është edhe këtë vit moderatorja e këtij spektakli.

Pasi përshëndetet me publikun, Arbana deklaron se në atë festë ndodhen banorët më të rinj të Big Brother.

Ata janë të mbuluar me maska. Festa vazhdon e më pas pritet të vazhdojnë surpriza të tjera të cilat do të tregojnë edhe mënyrën se si do të hyjnë në shtëpi banorët dhe çfarë kushtesh do të vendosë Vëllai i Madh për ta.



Këtë vit, loja bëhet në çift

Ardjana, Juljana dhe Ersida konfirmohen si banoret e para. Loja nis në një mënyrë krejt të veçantë.

Gjatë kohës që banorët festonin, djemve u janë ofruar disa gogla me numra. Arbana u kërkon djemve që të veçohen nga vajzat dhe të zbulojnë numrat që ata kanë përzgjedhur.

Pasi zbulojnë numrat ata vendosen në rresht nga numri më i vogël.


Kështu nga njëshi deri te teta, Arbana u kërkon djemve që të zgjedhin nga një cilësi, mes atyre të afishuara në ekran, pasi pas çdo cilësie fshihet një vajzë. Në këtë mënyrë djemtë zgjedhin dhe banorët ndahen në 8 çifte. Ndërkohë që tre nga vajzat mbeten pa u zgjedhur. Çiftet do të konsiderohen si një banor i vetëm dhe nderkohë që loja e tyre do të varet nga njëri-tjetri. Identiteti i tyre nuk është zbuluar akoma. Ata vazhdojnë që të qëndrojnë me maska përballë njëri-tjetrit. Ndërkohë që tre nga vajzat janë banoret e para te këtij edicioni. Ato janë Ardjana, Juljana dhe Ersida.



Banoret e big brother albania 7





Se shpejti big brother albania 7

Se shpejti nis edicioni i ri i Big brother Albania. Edhe këtë here prezantuese do të jetë Arbana Osmani nga ana tjetër autori Rezart Aga, i cili do te jete edhe producenti i BBA, ka premtuar risi ne kete te edicion te 7-te dhe shume surpriza per te cilat ju ftojme te na ndiqni cdo dite per t’i zbuluar sebashku!